Maqedoni

Qarkullimi pa pengesa, mbi rrugë të lagura

25.11.2025 09:36

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të lagura...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të lagura. Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër ulësira, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 
 
Nga data 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.