Maqedoni

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë

25.11.2025 09:49

Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 2 gradë Celsius...

Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale 7 gradë janë matur në Vinicë. 
 
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në orën 8:30 janë matur: 1 gradë në Strumicë dhe Kriva Pallankë, 2 në Shkup–Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir, 3 në Shkup–Zajçev Rid, Ohër dhe Prilep, 4 në Gjevgjeli, Shtip, Kërçovë dhe Mavrovi Anovi, si dhe 5 gradë në Demir Kapi.
 
Sot moti do të jetë ndryshueshëm i vranët me periudha me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor.
 
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 10 deri në 16 gradë.