Maqedoni

Bastisje në Shkup e Kumanovë, raportohet për funksionarë të arrestuar

25.11.2025 11:46

Në Maqedoninë e Veriut janë duke u realizuar bastisje në disa qytete nga ana e policisë...

Në Maqedoninë e Veriut janë duke u realizuar bastisje në disa qytete nga ana e policisë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 
 
“Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike - Shkup është duke u zhvilluar operacion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe lokacione të tjera, për shkak të dyshimeve për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Më shumë informacione, pas përfundimit të operacionit.”, informoi Prokuroria Publike.
 
Në ndërkohë mediat raportojnë se janë arrestuar funksionarë nga Ministria e Bujqësisë.