MPB, kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Kërçovës

25.11.2025 13:40

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Kërçovës...

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kreut të Kërçovës, Fatmir Dehari, për dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Sipas akuzës, ai, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të autorizimeve ligjore të dhëna me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në kundërshtim me Ligjin për zjarrfikje.
 
“I denoncuari, që nga viti 2016, çdo vit ka lidhur kontrata pune me persona të caktuar në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve në Kërçovë. Pas skadimit njëvjeçar të kontratave të tyre të punës, ai nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e nevojshme, ka dështuar të ndërpresë kontratat dhe ka lejuar që ata të mos pajisen me certifikatat e kërkuara të kualifikimit si zjarrfikës, të lëshuara nga organi shtetëror kompetent.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.