Tiranë, shkëmbim zjarri mes dy veturave, 3 të vrarë
3 të vdekur është bilanci i një përplasje me armë në kryeqytetin shqiptarë të Tiranës..

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:50 të pasdites në bulevardin ” Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.
Dy nga personat kane mbetur te vdekur ne vend nga te shtenat, ndersa i treti ka nderruar jete ne spital. Deri tani eshte identifikuar vetem nje nga viktimat, shtetasi M. Lufi.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy grupeve. Siç shihet nga pamjet trupat e dy të vdekurve gjenden në krahe të kundërta, njëri ne rruge pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe tjetri në krahun e Maternitetit në trotuar.
Mësohet se autorët kanë ndjekur me makinë viktimat dhe u kanë prerë rrugën. Dy automjete pas perplasjes kane perfunduar ne trotuarin mes dy rrugeve te bulevardit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë, ndërsa 5 të tjerë janë shoqëruar si persona që kanë dijeni mbi ngjarjen.
