Maqedoni

Kuponat për pajisje elektronike, rreth 40.000 studentë morën kuponin

25.11.2025 16:01

Rreth 40.000 studentë morën kuponin e tyre për pajisje elektronike me vlerë 15.300 denarë....

Rreth 40.000 studentë morën kuponin e tyre për pajisje elektronike me vlerë 15.300 denarë që në javën e parë të thirrjes, nga 55.000 kupona që janë planifikuar në total për studentët e regjistruar në studime universitare në vitin akademik 2025/26. 
 
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, theksoi se ky është një nga projektet më të rëndësishme që ministria e linjës, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zbatuar, dhe i cili synon të kapërcejë hendekun digjital në shoqëri dhe kështu t’i mundësojë çdo studenti të ketë qasje në një pajisje elektronike.
 
“Ky është një nga projektet më të rëndësishme që lidhet me tejkalimin e hendekut digjital, shpesh flitet se sa shumë shoqëria po përparon në digjitalizim, ndërsa pjesa tjetër mbetet prapa, sepse disa njerëz nuk kanë qasje në pajisje elektronike”, shpjegoi ministri, Andonovski.
 
Lidhur me mënyrën se si po shkon procesi, ministri theksoi se kjo masë është një nga masat më të njohura të bëra deri më tani në fushën e digjitalizimit.