Botë
Dy alpinistë humbën jetën në majën më të lartë të Zelandës së Re, shpëtohen dy të tjerë
25.11.2025 19:47
Dy alpinistë kanë humbur jetën në Aoraki, majën më të lartë të Zelandës së Re...

Dy alpinistë kanë humbur jetën në Aoraki, majën më të lartë të Zelandës së Re, ndërsa dy të tjerë nga i njëjti grup i gjetën dhe u shpëtuan me helikopter.
Sipas autoriteteve trupat e dy alpinistëve u gjetën nga ekipe të specializuara.
Aoraki është 3,724 metra i lartë dhe është pjesë e Alpeve Jugore, një varg malor dhe i akullt që shtrihet në të gjithë Ishullin Jugor. Maja tërheq alpinistë me përvojë.
Terreni është veçanërisht i vështirë për shkak të rrezikut të ortekëve dhe kushteve të ndryshueshme të motit. Më shumë se 240 vdekje janë regjistruar në mal dhe në parkun kombëtar.
