Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Qeveria emëroi administratorë të besuar

25.11.2025 17:29

Qeveria emëroi administrator të besuar për ushtrimin e kompetencave të kryetarit të komunës...

Qeveria emëroi administrator të besuar për ushtrimin e kompetencave të kryetarit të komunës në katër komunat, ku nuk pati census zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.
 
Përkatësisht, Oner Jakuposki është administrator i besuar i Qeverisë për Komunën Mavrovë–Rostushë; Arian Ibraim, për Komunën Qendër Zhupë; Bunjamin Kadriu është administrator i besuar i Qeverisë për Komunën Vrapçisht dhe Fadil Xhelili, i besuar për Komunën Gostivar.
 
Vendimi i Qeverisë vjen pas njoftimit të KShZ-së për përfundimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025 dhe mosplotësimin e kushtit nga neni 132 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor në Komunën Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.