Maqedoni

Qeveria, U.D kryetarë në 4 komunat ku nuk u arrit censusi

25.11.2025 17:52

Pasi nuk u arrit censusi në katër komuna në zgjedhjet lokale të 19 tetorit...

Pasi nuk u arrit censusi në katër komuna në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Qeveria i ka emëruar të besuarit e sajë, përkatësisht ushtruesit e detyrës së kryetarit të komunës.
 
Në bazë të këtij vendimi, Fadil Xhelili është emruar si i besuar për Komunën e Gostivarit, Bunjamin Kadriu si i besuar për Komunën e Vrapçishtit, Oner Jakuposki si i besuar për Komunën Mavrovë dhe Rostushë, dhe Arian Ibraim si i besuar për Komunën e Qendër Zhupës. Kualicioni VLEN ka përshëndetur vendimin e Qeverisë në Gostivar dhe Vrapçishtë. 
 
“Ky hap paraqet një masë të përkohshme, të domosdoshme për funksionimin e rregullt institucional deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 11 janar në keto dy komuna.Të dy të emëruarit janë figura profesionale dhe të respektuara, të cilët do ta ushtrojnë këtë përgjegjësi me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve. VLEN beson se administrata lokale në Gostivar dhe Vrapçisht do të vazhdojë punën pa pengesa dhe me transparencë të plotë në këtë periudhë tranzitore.Jemi të bindur se më 11 janar qytetarët do të vulosin fitoren e VLEN edhe në këto dy komuna, duke zgjedhur udhëheqjen që garanton ndryshim të vërtetë, qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”, theksojnë nga VLEN. 
 
Por këtë qëndrim nuk e ndan kreu i ASH-së Arben Taravari. 
 
“Sot ka ardhur në Komunë "i besuari" i Qeverisë për të zëvendësuar Të Besuarin nga Populli. Në 11 Janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm se për ne ka vetëm një Kryetar dhe ai është Valbon Limani!”, thekson Taravari në reagimin e tij në rrjetet sociale.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI