Botë

Dronët vendosin në alarm Rumaninë, autoritetet ngrenë në ajër avionët luftarakë

25.11.2025 20:10

Paniku ka përfshirë sërish Rumaninë...

Pas njoftimeve se dy dronë shkelën hapësirën e saj ajrore, ushtria ngriti menjëherë në fluturim avionët luftarakë.
 
Shkelja u zbulua pranë kufirit që vendi anëtar i NATO-s ndan me Ukrainën, e cila prej kohësh tashmë ndodhet nën agresionin rus.
 
Numri i ndërhyrjeve me dronë  rusë dhe shkeljet e hapësirës ajrore në vendet evropiane, anëtare të NATO-s, është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
 
Duke iu referuar këtyre rasteve, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i quajti ato si një “luftë hibride”.
 
Belgjika, Gjermania, Republika Çeke, Spanja, Norvegjia dhe Danimarka kanë raportuar që të gjitha ndërhyrje të dronëve të paidentifikuar  në hapësirat e tyre ajrore.