Botë

Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes

25.11.2025 21:41

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se Kievi...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-ja. Zelensky po ashtu ka thënë se Ukraina është e përgatitur të diskutojë pikat e ndjeshme të saj me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në bisedime që ai tha se duhet të përfshijnë aleatët evropianë.
 
Në një fjalim para të ashtuquajturit koalicion të të vullnetshmëve, një kopje e të cilit u pa nga Reuters, Zelensky u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë të hartojnë një kornizë për vendosjen e një “force sigurie” në Ukrainë dhe të vazhdojnë të mbështesin Kievin për aq kohë sa Moska nuk tregon gatishmëri për t’i dhënë fund luftës së saj.