Maqedoni

Prej nesër deri të shtunën mot me vranësira dhe reshje të kohëpakohëshme

26.11.2025 08:56

Do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut....

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik prej sot deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut. Reshjet më të dendura priten gjatë ditës së sotme dhe nesër (mbi 25 l/m² për 24 orë).
 
Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, nesër në male reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa temperaturat ditore do të bien për 4–6 gradë krahasuar me ato të nesërmes.
 
Stabilizimi i motit pritet nga e diela.