Maqedoni
Deri në fund të kësaj jave propozimet për zëvendëskryeministër të ri dhe ministër për mjedis jetësor
26.11.2025 09:09
Mickoski pret që partneri qeverisës VLEN t’i dorëzojë sot propozimet për pozicionet e liruara...

Kryeministri Mickoski pret që partneri qeverisës VLEN t’i dorëzojë sot propozimet për pozicionet e liruara, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit për kryetar të Çairit.
Ai paralajmëroi se deri në fund të javës do t’i dërgojë në Kuvend zgjidhjet kadrovike për postin e zëvendëskryeministrit dhe për ministrin e mjedisit jetësor.
Më së shpeshti përmenden ish-ministri i shëndetësisë Bekim Sali dhe ish-zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha, por mbetet e paqartë nëse VLEN do të marrë një ministri me apo pa resor.
Ndërkohë, rikonstruimi i paralajmëruar i qeverisë pritet të ndodhë pas kongresit të VMRO-DPMNE-së më 6 dhjetor.
