Maqedoni

Komunikacioni rrugor nëpër rugë kryesisht të thata

26.11.2025 09:25

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër kryesisht trasa të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër kryesisht trasa të thata, informojnë nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në aksit rrugor jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe gryka të cilat mund të kenë paraqitje rrëshqitjesh gurësh. Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
 
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.