Kulturë

In memoriam, shuhet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

26.11.2025 10:18

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohir shqiptar Shpat Kasapi....

Skena muzikore shqiptare u trondit nga lajmi i ndarjes së papritur nga jeta e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Shpat Kasapi humbi jetën sot në moshën 40-vjeçare. Raportohet se vdekja e artistit u shkaktua si pasojë e një ataki  kardiak. Lajmin e kobshëm e  konfirmuan burime të afërta me familjen e këngëtarit.

Kasapi ishte një ndër zërat më të dashur të publikut me hitet e tij “Valle Kosovare”, “Aroma e saj”, “Në zemër të kam pasur” e shumë hite të tjera të muzikës pop shqiptare.

Kasapi do të mbetet i paharruar në zemrat e publikut dhe historinë e muzikës shqiptare.