Liga e Kampionëve, Chelsea turpëron Barcelonën

26.11.2025 10:51

Mbrëmjen e kaluar janë zhvilluar gjithsejtë nëntë ndeshje të fazës së hershme në Ligën e Kampionëve....

Mbrëmjen e kaluar janë zhvilluar gjithsejtë nëntë ndeshje të fazës së hershme në Ligën e Kampionëve. Chelsea ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të sezonit, duke e mposhtur Barcelonën 3-0 dhe duke regjistruar fitoren më të thellë ndonjëherë ndaj katalanasve. “Blutë” kanë dominuar sidomos pas përjashtimit të Ronald Araujo në fund të pjesës së parë. Kështu Chelsea, iu gëzua fitores së tretë, ndërsa për katalonasit ishte kjo humbja e dytë. Trajneri gjerman  deri mbrëmjen e kaluar në Ligën e Kampionëve, në 36 ndeshje skuadra e tij kishte shënuar spaku një gol.
 
Manchester City e ka pasur një natë për t’u harruar, pikërisht në ndeshjen e 100-të të Pep Guardiola në Champions League me “Qytetarët”. Leverkusen i ka shfrytëzuar perfekt dobësitë e formacionit të ndryshuar të City, duke e mposhtur 2-0 në një paraqitje si mysafir. Guardiola kishte bërë dhjetë ndryshime nga formacioni i ndeshjes së fundit dhe nuk i ka dalur mirë.  Kjo ishte hera e parë nga viti 2018 që Manchester City, humb një ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
 
Napoli me 2:0  e mundi Qarabag.Në këtë ndeshje për 90 minuta në fushë ishte Amir Rrahmani, ndërsa shkupjani Elif Emas në fushë kaloi vetëm 21 minuta. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi  Marko Janković me autogol.
 
Borussia Dortmund, me rezultatin 4:0 e mundi Villarreal. Për “milionerët” ishte kjo fitorja e tyre e katërt e cila I ngriti në pozitën e katërt të renditjes. Ndoshta momenti vendimtar I kësaj përballje ishte minuta e 53 e takimit, kur kapiteni mysafir Juan Foyth, luajti me dorë dhe u ndëshkua me karton të kuq. Luis Junior, nga e dyta e vendosi topin në rrjetën mysafire për 2:0. (Gazetar: Safet Ademi)