NBA, Lakers fiton derbin lokal ndaj Klipersave
26.11.2025 10:54
Skuadra e L.A Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos...

Skuadra e L.A Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Lakerset deri tek fitorja e pestë resht u drejtua nga Luka Donçiç, I cili ndeshjen e përfundoi me 43 pikë, 13 asistime, ndërsa kishte përkrahje të mirë nga Austin Reaves me 31 dhe LeBron James me 25 pikë. Në radhët e Clippersa-ve, më I spikatur ishte James Harden me 29 pikë. Lakersat me këtë fitore me përpjestimin 13:4, në renditjen e perëndimit ndajnë pozitën e dytë me Denver Nuggets, ndërsa Clippersët, janë të 13-tit me përpjestimin 5-13. Pas të dyja skuadrat ishin në grup të njëjtë, kjo ndeshje ishte e vlefshme edhe për kupën e NBA-së, ndërsa Lakersat avansojnë më tej në fazën me eliminime me përpjestimin 3-0.
Në ndeshjet e tjera - Washington Wizards, iu gëzuan fitores së dytë sezonale, pais në terren vendas me 132:113 e mundën Atlanta Hawks. Në Philadelphi, skuadra e Orlando Magic deklaso vendasit duke i mundur me 144-103. Basketbollisti nga pankina Anthony Black me 31 pikë, ishte figura qëndrore tek mysafirët. (Gazetar: Safet Ademi)
