Botë

Von der Lejen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat e Evropës

26.11.2025 11:40

“Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona.”

“Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona.”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Ajo bëri të ditur se partnerët e Koalicionit të Vullnetarëve u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Von der Lejen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Marko Rubio, në takimin virtual. Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse “të ngrirë”. Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi, siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”.