Maqedoni
Ministria e Drejtësisë përgatit ndryshime në ligjin për ndërmjetësim
26.11.2025 15:09
Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në ligjin për ndërmjetësim...

Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në ligjin për ndërmjetësim, që do t'i lehtësojnë gjykatat nga mijëra çështje të prapambetura. Ideja është që ky mjet të zbatohet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore. Autoritetet thonë se nuk ka nevojë që qytetarët të harxhojë para dhe kohë për çështje që mund të zgjidhen jashtë gjykatave, me ndërmjetësim. Po ashtu u theksua nevojën që deri në fund të vitit të zgjidhet problemi me udhëheqjen e Odës së ndërmjetësuesve në mënyrë që ajo të mund të punojë në dobi të ndërmjetësuesve anëtarë të saj; përndryshe, licencat e ndërmjetësuesve skadojnë vitin tjetër.
“Në Ministrinë e Drejtësisë është formuar një grup pune që duhet të punojë mbi ato ndryshime në të gjithë ligjin, megjithatë, nëse e pyes veten se çfarë do të mbështes në periudhën e ardhshme, ne kemi nevojë për ndryshime të shpejta në këtë ligj, siç thashë, në mënyrë që licencat e ndërmjetësve të mund të transformohen në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë profesionin dhe të bëjnë atë punë dhe në mënyrë që të mund ta vëmë në funksion Odën e ndërmjetësuesve sa më shpejt të jetë e mundur.”, - deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban.
“Lëndët më të shfrytëzuara janë çështjet tregtare të ndjekura nga mosmarrëveshjet e punës, por për fat të keq shumë pak vëmendje i kushtohet mosmarrëveshjeve të sigurimeve, mosmarrëveshjeve të konsumatorëve. Ne këmbëngulim dhe duam trashëgiminë familjare, me një fjalë, të gjitha ato trende që shfaqen në jetën tonë moderne dhe që janë pjesë si e procesit të reformës ashtu edhe e nevojës së shtetit.”, - theksoi koordinatori nacional i ndërmjetësuesve, Ljupço Sotirovski.
Njëherësh u bë e ditur se shuma fillestare që qytetarët paguajnë për të filluar ndërmjetësimin është pesëdhjetë euro dhe çdo orë ndërmjetësimi paguhet pesëmbëdhjetë euro shtesë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
