Botë

Në Paraguaj janë zbuluar dhe sekuestruar 13 tonë marihuanë

28.05.2015 09:17

Policia e Paraguajit ka zbuluar edhe 13 tonë marihuanë në një anije, e cila përmes një lumi ka lundruar drejt kryeqytetit të Uruguajit, Montevideo...

Marihuana e sekuestruar vlerësohet në rreth 10 milionë dollarë, ndërsa është zbuluar në njërin nga kontejnerët e anijeve, e ndarë në 493 pako.
 
Pas zbulimit të ngarkesës ilegale kapiteni 53 vjeçar është vetëvrarë. Policia i heton nëntë anëtarët e ekuipazhit.
 
Paraguaji është një nga prodhuesit më të mëdhenj të marihuanës në Amerikën Jugore./mia