Kompletimi i Qeverisë, Mickoski: Brenda javës do të dihen ministrat

26.11.2025 15:35

Mickoski theksoi se emrat e rinj të ministrave të Koalicionit VLEN...

Mickoski theksoi se emrat e rinj të ministrave të Koalicionit VLEN brenda Qeverisë do të dihen brenda javës dhe do të drejtojnë të njëjtët resorë që kanë menaxhuar deri më tani.

“Këtë javë do të dihen emrat, por ajo që është e sigurt është se resorët që VLEN kishte deri më tani në Qeveri, ata do t’i mbajnë. Këtu s’do të ketë ndryshime shtesë apo sektorë. Kjo është dakorduar në kuadër të koalicionimit tonë. Sa i takon emrave, do t’i dorëzoj të hënën, pasi të definohen. Lart-poshtë janë ato emra që po qarkullojnë në opinion.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, detyrat paraprake të Izet Mexhitit si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ambientit do t’i kryejë sërish një figurë. (Meral Ismaili, TVM2)