Botë

Të paktën 17 fëmijë humbën jetën në një aksident trafiku në Indonezi

28.05.2015 09:21

Të paktën 17 fëmijë humbën jetën në një aksident trafiku në pjesën veriore të ishullit indonezian Sumatra...

Të paktën 17 fëmijë  humbën jetën në një aksident trafiku në pjesën veriore të ishullit indonezian Sumatra, lajmëroi sot gazeta "Xhakarta post", transmeton BTA.
 
Sipas informatave të para kamioni, me të cilin kanë udhëtuar rreth 50 fëmijë, për shkak të dëmtimeve të gomës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë.
 
Në vendin e fatkeqësisë gjenden ekipet e shpëtimit./mia