Konferencë për rendin ndërkombëtar: Uniteti NATO - BE i përballon sfidat globale
Sfidat në botën bashkëkohore, çështja e sigurisë....

Sfidat në botën bashkëkohore, çështja e sigurisë me të cilat ballafaqohet NATO-ja dhe BE-ja në kohën multipolare dhe rendin e ri botëror, ishin temë e diskutimit në konferencën rajonale organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer”.
Situata gjeopolitike që ndryshoi sidomos me agresion rus në Ukrainë mund të përballohet vetëm me unitet politik ndërkombëtar, tha ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
“Në kohën e trazirave globale, uniteti strategjik nuk është zgjedhje politike, por nevojë sigurie. Forca jonë e përbashkët del nga solidariteti, parashikimi dhe rrjedha e politikave tona. Jam i sigurt se pikërisht tani është momenti për të demostruar vizion strategjik, qasje integruese dhe vendosmëri politike, që do të sigurojë të ardhme stabile dhe prosperuese për tërë bashkësinë euroatlantike.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
NATO-ja e ka fuqinë ushtarake, ndërkaq BE-ja e ka fuqinë rregullative dhe financiare, të cilat janë të nevojshme pikërisht për ta përforcuar produktin e kapaciteteve mbrojtëse, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska. Potencoi edhe rrugën që çon në dy organizatat më të rëndësishme globale.
“Njëkohësisht, hapat tanë duhet të jenë transatlantik. Me punë të përbashkët, Evropa dhe Amerika Veriore mund të prodhojnë më shumë, mund të jenë më inovativ dhe ta ruajnë epërsinë e fuqisë teknologjike.”, - theksoi zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska.
Një aleancë e fuqishme forcohet edhe më tej me shtimin e zhvillimit të vendeve anëtare. Evropa e bashkuar dhe e fuqishme kërkon mbi të gjitha unitet, potencuan ambasadorët perëndimorë në Shkup.
“NATO-ja mund të bëhet më e fuqishme vetëm nëse secili anëtar i kësaj aleance edhe më tutje i përforcon kapacitetet dhe aftësitë vetanake. Inkurajojmë secilin aleat që të vazhdojë me zhvillim në këtë drejtim dhe e përshëndesim Maqedoninë që vazhdimisht i realizon nivelet e kontributeve që kërkohen prej saj.”, - u shpreh ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler.
“Ne duhet patjetër ta përforcojmë Evropën dhe kjo nuk do të thotë vetëm unitet në veprim, por edhe reforma brenda dhe zgjerim. Vetëm një Evropë e bashkuar dhe e fuqishme mund ta garantojë prosperitetin dhe sigurinë.”, - theksoi ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski, potencoi situatën se kur jemi te integrimi, premtimet e shpeshta të BE-së të parealizuara për integrimin e vendit, shkakton dilemën në disa qarqe shtetërore nëse perspektiva evropiane është ofertë reale. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
