Botë

Varësia nga platformat online dhe rreziku për shëndetin mendor: PE bën thirrje për ndalimin e mediave sociale për grupmoshën nën 16 vjeç

26.11.2025 20:07

Parlamenti Europian bën thirrje për ndalimin e mediave sociale...

Parlamenti Europian bën thirrje për ndalimin e mediave sociale për grupmoshën nën 16 vjeç.
 
Eurodeputetët miratuan të mërkurën me shumicë dërrmuese një rezolutë mbi kufizimet e moshës.
 
Sipas tyre kjo rezolutë do të ndihmojë prindërit të përballen me rreziqet në rritje të platformave të internetit që krijojnë varësi.
 
Edhe pse nuk është ligjërisht e detyrueshme, ajo ngre presion për legjislacionin evropian mes alarmit në rritje në lidhje me rreziqet për shëndetin mendor të fëmijëve nga qasja e pakufizuar në internet.