Maqedoni
DPHM: Vranët me reshje të herëpashershme shiu
27.11.2025 08:54
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut më të dendura në pjesët lindore....

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut më të dendura në pjesët lindore. Në malet më të larta reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa në disa nga vendet më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8°C, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 11°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9°C.
Deri të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Në male nesër reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa në disa nga vendet më të larta do të jenë shi dhe borë. Nga nesër do të fryjë erë veriore mesatare, herë pas here e fortë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
