Maqedoni
Pyetje deputetësh në Kuvend
27.11.2025 09:03
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 71-të...

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 71-të, me pikë të vetme në rendin e ditës – parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.
Zakonisht, këto seanca plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas Rregullores, pyetjet drejtuar kryeministrit dhe ministrave fillimisht i parashtrojnë deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re, nga 21 nëntori i vitit të kaluar një herë në muaj mbahet edhe një seancë për pyetje parlamentare nga deputetët e opozitës, e cila zgjat dy orë.
