Maqedoni
Komunikacioni pa pengesa, mbi rrugë të lagështa
27.11.2025 09:42
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të lagështa....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër ultësira, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
