Ekonomi

Vazhdon debati për amendamentet për Projektbuxhetin e vitit 2026

27.11.2025 10:01

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot pasdite pritet të vazhdojë debati për amendamentet për Projektbuxhetin e vitit 2026...

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot pasdite pritet të vazhdojë debati për amendamentet për Projektbuxhetin e vitit 2026. Gjatë ditës së djeshme u pranuan disa amendamente nga opozita me të cilat kërkohej pajisje shtesë për shërbimet e Ndihmës së Shpejtë.
 
Për Projektbuxhetin e vitit 2026 janë dorëzuar gjithsej 200 amendamente, dhe pas përfundimit të debatit për amendamentet në Komisionin parlamentar, pritet që më 9 dhjetor të diskutohet për të në seancë plenare.
 
Në Projektbuxhetin e vitit 2026, të ardhurat totale janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë. Për investime kapitale janë planifikuar 40,5 miliardë denarë. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së.