Botë

Në Greqi është rritur numri i imigrantëve ilegalë

28.05.2015 09:50

Roja bregdetare greke dje njoftoi se muajin e kaluar pothuajse 12.000 imigrantë janë arrestuar gjatë hyrjes ilegale në vend...

Roja bregdetare greke dje njoftoi se muajin e kaluar pothuajse 12.000 imigrantë janë arrestuar gjatë hyrjes ilegale në vend, që është pothuajse shtatë herë më shumë në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2014.
 
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë greke të Punëve të Brendshme në prill janë arrestuar 11.873. ndërsa në mars 6.583 imigrantë ilegalë.
 
Komisari i Bashkimit Evropian për migracion Dimitris Avramopulos gjatë vizitës së djeshme në Athinë deklaroi se e mbështet planin e BE -së për vendosjen e azilkërkuesve.
 
Qeveria greke e përshëndeti planin, por kërkon shumë më të madhe që të mund të kujdeset për një numër më të madhe refugjatësh nga Siria.
 
Nga fillimi i viti në Greqi ilegalisht kanë hyrë 37.500 imigrantë dhe azilkërkues./mia