Rajon
Dita e Forcës e Ushtrisë së Kosovës, Osmani: FSK-ja, pasardhëse e denjë e UÇK-së
27.11.2025 12:34
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës, ku sot është organizuar Dita e Hapur në të gjitha kazermat e FSK-së....

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës, ku sot është organizuar Dita e Hapur në të gjitha kazermat e FSK-së.
Gjatë vizitës në kazermën “Adem Jashari”, Osmani tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është pasardhëse e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot është një ditë krenarie për të gjithë popullin e Kosovës. Është ditë krenarie, sepse ushtria jonë e sotme, është pasardhëse e denjë e krenare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e djemve, vajzave të cilët vunë themelet e lirisë sonë. Sot, këta djem e vajza na bëjnë krenarë, jo vetëm brenda vendit, por kudo që ata shërbejnë.”, u shpreh Osmani.
Ndërsa, kryekuvendari Dimal Basha përshëndeti kontributin e FSK-së, duke thënë se ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Ushtria jonë është vazhdimësi e lavdishme e popullit tonë. Jemi jashtëzakonisht krenar që FSK-ja mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shpresoj që kjo punë e mirë të vazhdojë për një ushtri paqedashëse dhe për të gjithë ata që ranë për vendin tonë.”.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli për rëndësinë e mbrojtjes dhe sigurisë.
