Botë
Përmbytje në Tajlandë, 33 persona humbën jetën
27.11.2025 13:00
Nga përmbytjet e mëdha pas një jave shirash të rrëmbyeshëm kanë humbur jetën të paktën 33 persona në Tajlandë dhe dy në Malajzinë fqinje....

Nga përmbytjet e mëdha pas një jave shirash të rrëmbyeshëm kanë humbur jetën të paktën 33 persona në Tajlandë dhe dy në Malajzinë fqinje. Dhjetëra mijëra njerëz kanë jetuar në qendrat e prekura nga përmbytjet gjatë ditëve të fundit.
“Është një garë me kohën.”, tha zëdhënësi i qeverisë tajlandeze, Siripong Angkasakulkiat, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po përdorin dronë për të shpërndarë pako ushqimore për ata që janë të bllokuar.
Një familje në Tajlandë është shpëtuar në momente kritike, ndërsa përmbytjet kishin shkuar deri në lartësinë e çatisë. Të gjendur në një situatë të vështirë ata shkatërruan çatinë në mënyrë që të dilnin nga banesa e përmbytur dhe të pikaseshin nga ekipet e shpëtimit. Në momentin që dolën me sukses mbi çati, familja prej 5 anëtarësh filluan të valëvitnin rrobat dhe të bërtisnin për ndihmë, derisa ekipet e shpëtimit në anijet që kalonin i vunë re dhe u nxituan drejt tyre.
