Maqedoni
Helmimi masiv i nxënësve, është mbyllur kuzhina e Sh.F. “Dimo Haxhi Dimov”
27.11.2025 16:00
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor mbylli urgjentisht kuzhinën në Shkollën Fillore "Dimo Haxhi Dimov" në Vllae...

Pas helmimit masiv të djeshëm të nxënësve në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov”, për të cilin ende po përcaktohen shkaqet, ekipe inspektuese nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV) sot po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kuzhinat e 9 shkollave fillore në komunën Karposh, me të cilat menaxhon i njëjti operator ushqimi.
“Agjencia për Ushqim dhe Veterinari është në pritje të rezultateve të testimeve të mostrave të marra nga ushqimi dhe nga sipërfaqet e punës gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm të djeshëm, të cilin së bashku e kryen inspektorët e ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar (IShShS), Qendra për Shëndet Publik (QShP) dhe Instituti i Shëndetit Publik (IShP).”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Nxënësit e intoksinuar veç më janë paraqitur për të marrë ndihmë shëndetësore në Klinikën e Fëmijëve, ku trajtohen për helmim. Ankesa ka pasur edhe nga nxënësit, të cilët nuk kanë konsumuar ushqim në kuzhinës e shkollës.
“Me dhimbje barku, të vjella, disa edhe me temperaturë të lehtë. “Intoksikim ushqimor”, do të thotë se nëse ekziston ndonjë bakterie në ushqim apo ujë, atëherë është në njëfarë mënyre, bëhet fjalë për infeksion, por që ne i themi helmim. Do të vazhdojmë me trajtimin, përderisa ka edhe disa fëmijë, të cilët kanë ardhur dje dhe sot për kontroll, ata janë në gjendje stabile.”, - deklaroi drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi.
“Deri tani kemi pranuar zyrtarisht 20 ankesa për fëmije, prej të cilëve 7 prej tyre pas anketave epidemiologjike deklarohen se nuk kanë pasur komunikim direkt me kuzhinën e shkollës. Këto 20 ankesa janë vetëm nga fëmijët, ndërsa kemi ankesa telefonike edhe për 4 profesorë nga kjo shkollë, por nuk kemi ende një ankesë zyrtare nga ana e tyre.”, - theksoi drejtoresha e IShP-së, Marija Andonovska.
Helmimi masiv i nxënësve, rezultatet priten pas 8 orësh
Ekipet nga institucionet kompetente morën dje mostra nga sipërfaqet e punës dhe nga ushqimi, si dhe strisho nga duart, hunda dhe fyti i të gjithë të punësuarve në kuzhinë, bën të ditur numri një i Komunës së Karposhit.
“Gjatë ditës së djeshme, shkolla është e kontrolluar nga ana e Qendrës për Shëndet Publik, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Do të thotë është bërë gjithcka që është e nevojshme, janë marrë mostra nga ushqimi dhe uji. I presim rezulatet, ku sipas informacioneve që i mora, ato priten diku rreth 7 - 8 orë, që të vërtetohet se nga dalin sipmtomat e fëmijëve. Kemi diku rreth 30 fëmijë me simptoma, që është interesante se nga ata ka prej tyre që nuk kanë konsumuar ushqim; kemi edhe simptoma edhe tek më të mëdhenjtë, ja edhe unë jam dy ditë me disa simptoma të ngjajshme.”, - u shpreh kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Llukrovski.
Drejtoresha e shkollës në fjalë, Lela Nikolloska, konfirmoi se bëhet fjalë për operator të ushqimit “Vanilla Food”. Në pronësi të këtij operatori ushqimor është edhe magazina qendrore që ndodhet në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup, nga ku sigurohen lëndët e para për përgatitjen e ushqimit.
BELINDA KOKA ADEMI
