Botë
Belgjikë: Dhjetëra mijë udhëtarë ngelën të bllokuar në aeroportin në Bruksel
28.05.2015 10:54
Dhjetëra mijë udhëtarë ngelën mbrëmë të bllokuar në Bruksel, pasi fluturimet e tyre u anuluan apo u shtynë për shkak të mbylljes...

Dhjetëra mijë udhëtarë ngelën mbrëmë të bllokuar në Bruksel, pasi fluturimet e tyre u anuluan apo u shtynë për shkak të mbylljes pesë orëshe të hapësirës ajrore në Belgjikë, njoftuan mediat lokale.
Të paktë 500 udhëtarë kanë fjetur në aeroportin në kryeqytetin e Belgjikës, ndërsa për 200 prej tyre Kryqi i Kuq ka siguruar krevat.
Agjencia kombëtare belge për kontroll të fluturimeve ripërtëriu vetëm 75 për qind nga qarkullimi ajror në vend, pasi dje për shkak të difektit të instalimit elektrik në qendër më shumë se pesë orë u mbyll tërë hapësira ajrore në vend.
Për shkak të difektit u anuluan mbi 200 fluturimeve në Bruksel dhe 30 në aeroportin e dytë sipas madhësisë në vend Sharloroa.
Problemet transportuese në Belgjikë vazhdojnë edhe sot pas grevës së paralajmëruar në hekurudhë. Rreth 40 për qind nga trenat nuk lëvizin për shkak të protestës të makinistëve të trenave.
Ata kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira për punë dhe më pak obligime./mia
