Maqedoni

Vranësira me reshje të herëpashershme shiu, në male borë

28.11.2025 09:02

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, më të dendura në pjesët lindore të vendit...

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, më të dendura në pjesët lindore të vendit. Në male reshjet do të jenë me borë, ndërsa në disa vende më të larta me shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, lokalisht përgjatë Vardarit herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
 
Temperatura minimale do të jetë prej 1 deri në 6°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 9°C.
 
Në Shkup, mot i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Në pjesët më të larta të fushëgropës reshjet do të jenë me shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 5°C.
 
Sipas parashikimeve të DPHM-së, të shtunën në male dhe në vendet më të larta do të ketë rënie të lehtë të borës. Nga e diela moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta në mëngjes, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje. Në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës dhe atje temperatura do të mbetet më e ulët.