Maqedoni

QMK: Të rrezikuara 4 shtëpi nga rrëshqitja e dheut në fshatin Shipkovicë

28.11.2025 09:58

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë rajonin perëndimor...

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë rajonin perëndimor, përmes numrit të vetëm për thirrje emergjente 112 është pranuar një njoftim për një rrëshqitje dheu në fshatin Shipkovicë. Rrëshqitja është në një zonë të banuar që paraqet rrezik për banorët, ku drejtpërdrejt janë të rrezikuara 4 shtëpi.
 
Është aktivizuar Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës, ndërsa në terren kanë dalë ekipe nga QMK, SVR Tetovë dhe Inspektorati Ndërtimor i Komunës së Tetovës.
 
Aktualisht po merren masa dhe u janë dhënë udhëzime banorëve lokalë të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga paraqitja e rrëshqitjeve të reja.
 
Në territorin e Komunës së Shtipit janë evidentuar rënie gurësh në aksin rrugor Dellçevë – Istibanjë, ku ekipet e NP “Rrugët e Maqedonissë” intervenojnë rregullisht dhe nuk ka ndërprerje të trafikut.
 
Sa i përket rrëshqitjeve në rrugën drejt fsh. Moshticë në Komunën e Maqedonska Kamenicës, ekipet e NP “Kamena Reka” kanë pastruar rrëshqitjen dhe trafiku në atë aks rrugor zhvillohet normalisht.