Botë
Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse
28.11.2025 10:55
BE-ja mund të përballet me rritje të kostove të huamarrjes dhe dëmtim afatgjatë...

BE-ja mund të përballet me rritje të kostove të huamarrjes dhe dëmtim afatgjatë të reputacionit global nëse detyron të zbatojë planin e saj të fundit për të përdorur asetet sovrane të ngrira ruse për të financuar kredi të reja për Ukrainën, ka paralajmëruar depozituesi belg Euroclear, sipas Financial Times.
Ky depozitues mban rreth 200 miliardë dollarë nga 300 miliardë dollarët e aseteve të Bankës Qendrore Ruse të ngrira në Perëndim pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë në vitin 2022. Udhëheqësit e BE-së duan t’i lëshojnë Kievit një ‘kredi riparimi’ duke i përdorur këto asete si kolateral. Moska e ka denoncuar çdo veprim të tillë si vjedhje të plotë.
Pani i mbështetur nga Brukseli do të shihej globalisht si “konfiskim i rezervave të bankave qendrore, duke minuar sundimin e ligjit” nga investitorë të tillë si fondet sovrane të pasurisë dhe bankat qendrore, ka paralajmëruar drejtoresha ekzekutive e Euroclear, Valerie Urbain, në një letër të parë nga Financial Times.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se ky veprim do ta bënte borxhin evropian të dukej më i rrezikshëm dhe do të rriste kostot e huamarrjes qeveritare në të gjithë bllokun për një kohë të gjatë, raportoi gazeta të enjten.
