Maqedoni

VLEN, mesazh urimi për 28 Nëntorin

28.11.2025 11:16

Koalicioni VLEN përcjell urimet më të përzemërta për shqiptarë kudo që jetojnë...

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Koalicioni VLEN përcjell urimet më të përzemërta për shqiptarë kudo që jetojnë, si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë.

“Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, që shënon themelimin e shtetit shqiptar dhe aspiratat për liri, zhvillim dhe dinjitet. VLEN vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me Tiranën zyrtare dhe rolin e saj si partner strategjik në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon dhe në përparimin ekonomik e institucional të vendit. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, ditën kur flamuri ynë u bë simbol i lirisë dhe krenarisë shqiptare.”, thuhet në komunikatën e Koalicionit VLEN.