Maqedoni

BDI, mesazh urimi për 28 Nëntorin

28.11.2025 11:22

Bashkimi Demokratik për Integrim përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

“Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm. BDI qëndron e përkushtuar në avancimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, ashtu siç e ëndërruan rilindësit dhe themeluesit e shtetit shqiptar.”, thuhet në komunikatën e BDI-së.