Botë
Një tibetiane i vuri zjarrin vetes për shkak të politikës represive kineze
28.05.2015 11:44
Një tibetiane, nënë e dy fëmijëve, i ka vënë zjarrin vetes në shenjë proteste kundër politikës represive të autoriteteve kineze...

Një tibetiane, nënë e dy fëmijëve, i ka vënë zjarrin vetes në shenjë proteste kundër politikës represive të autoriteteve kineze, njoftoi një organizatë tibetiane me seli në vendet e huaja.
Sangue To (30) ka kryer vetëdjegie para një ndërtese të qeverisë në qytetin Zhuni, në provincën Gangsu, njoftoi organizata joqeveritare "Internashënell Kmapjen for Tibet".
Radioja "Fri Ejzha" njoftoi se gruaja është vetëdjegur para stacionit policor.
Nga viti 2009 deri tani në shenjë proteste u vetëdogjën të paktën 140 banorë të Tibetit. Një numër i madhë i tibetianëve e kundërshtojnë rritjen e dominimit të popullit han, i cili është shumicë në Kinë dhe ngulfatjen e fesë dhe kulturës tibetiane./mia
