Maqedoni

Strugë, qyteti është veshur kuqezi

28.11.2025 16:41

Qyteti i Strugës sot ka marrë një pamje të veçantë festive...

Qyteti i Strugës sot ka marrë një pamje të veçantë festive, me flamuj dhe dekorime kuqezi në çdo cep të qytetit. Veçanërisht Drini i Strugës u vesh tërësisht me ngjyrat kombëtare, duke krijuar një atmosferë emocionuese për qytetarët dhe vizitorët.
 
Ky aktivitet u mundësua nga kryetari i Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, i cili shprehu mirënjohje për organizatorët dhe kontribuuesit në realizimin e këtij manifestimi. Ai falënderoi Verdat Kolonjën dhe Fitore Istrefi Alushin për angazhimin, si dhe vlerësoi idetë kreative të Arbër Llogës.
 
Manifestimi filloi me marshimin e nxënësve të shkollës “Niko Nestor” dhe shkollave komunale, nëpër rrugët e qytetit, të cilët mbanin flamuj kombëtarë dhe përcollën mesazhe uniteti dhe krenarie. Aktiviteti vazhdoi me një program artistik në qendrën e qytetit, ku u interpretuan këngë dhe valle patriotike.
 
Festa në Strugë dëshmoi edhe njëherë se Dita e Flamurit është një ditë që bashkon shqiptarët dhe sjell krenari për historinë dhe identitetin kombëtar.
 
FITORE ISTREFI