Botë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 persona të vdekur

28.11.2025 18:51

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten...

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane.
 
Damasku e ka akuzuar Izraelin se kreu “sulm kriminal” në një fshat ku Izraeli tha se trupat e tij u sulmuan me armë zjarri gjatë një operacioni për arrestimin e militantëve.
 
Ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë u plagosën, tre prej tyre rëndë, nga të shtënat e militantëve gjatë operacionit në fshatin Beit Xhin.
 
Numri i viktimave sugjeron se operacioni izraelit u shndërrua në një nga më të përgjakshmit që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.
 
Izraeli e bombardonte shpesh Sirinë kur ajo drejtohej nga Assadi dhe e rriti intensitetin e operacioneve të tij ushtarake në vend pasi ai u rrëzua, duke përmendur synime që përfshinin mbajtjen e militantëve larg kufirit.