Botë

Mbi 1.400 viktima nga vala e nxehtë në Indi

28.05.2015 12:01

India në periudhën e kaluar është përfshirë nga vala e nxehtë, me ç'rast për një muaj jetën e kanë humbur 1.412 persona...

Numri më i madh i rasteve me vdekje janë regjistruar në pjesët jugore të shteteve federale Andra Pradesh dhe Telangan, ku temperatura tejkalon 48 gradë Celsius. Në mesin e më të rrezikuarve janë persona të moshuar dhe të varfër, të cilët në pjesën më të madhe jetojnë në kasolle pa pajisje klimaterike.
 
Autoritetet paralajmërojnë që popullata të mos ekspozohet në diell, ta mbulojnë kokën dhe të pinë shumë ujë. Megjithatë, një numër i madh i indianëve janë të detyruar të punojnë për shkak të varfërisë së madhe.
 
Në qytetin Mizamabadu, punonjësit ndërtimor akoma janë në punë. "Jeta jonë varet nga puna", deklaroi Mahalakshmi, e cila në ditë fiton nga 3,1 dollarë. Ajo i anashkalon paralajmërimet që t'i shmanget punës gjatë periudha të nxehta, duke shpjeguar se familja e saj në këtë rast nuk ka me ç'farë të jetojë.
 
Meteorologët paralajmërojnë se ditëve të ardhshme do të vazhdojnë temperaturat e larta prej së cilave po shkatërrohen rrugët, të mbjellat dhe po rrezikohen punonjësit, bujqit dhe të tjerët të cilët punojnë në qiell të hapur. Shirat monsunike priten nga java e ardhshme në shtetitn jugor Kerala./mia