Parashikimi i motit
29.11.2025 11:58
Moti sot në vendin tonë....

Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.
Në male dhe vende më të larta do të bjerë borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.
Në Shkup, mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 8 gradë.
