Ekologji, Likova me kamion për mbledhjen e mbeturinave
Në saje të bashkëpunimit të Komunës së Likovës...

Në saje të bashkëpunimit të Komunës së Likovës me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë” dhe “Islamic Relief Kosova”, përmes proektit “ËASH Harmony”, nga këto organizata si motra, Likovës iu donua një kamion i ri special për mbledhjen e mbeturinave e që do të përdoret nga Ndërmarrja Komunale “Pisha”.
“Pranuam një donacion, kamion të ri, në të mirë të N.K.” PISHA”, me çka ndërmarrja do ti obligojë dhe njëkohësisht fillon ti shtyej të gjithë banorët e komunës tonë që kanë prona, shtëpi të jenë të regjistruar në ndërmarrje me qëllim ndërmarrja ti kryej obligimet e veta të nevojshme ndaj banorëve, këtë investim që e bënë këto shoqata është në interest ë ndërmarrjes por edhe të banorëve të komunës së Likovës”, - tha mes tjerash, Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Është faza e dytë e projektit, po bëjmë donacion një kamion të gjeneratës më të re me kilometra zero, kamion ky që do të jet në shërbim të ndërmarrjes Pisha, për ti realizuar punët e saja në mënyrë më efikase që të ofrojnë një ambient sa më të pastër për banorët e komunës së Likovës. Ky ishte edhe qëllimi i këtij projekti dmth në një far forme të ndikojmë në përmirësimin e apo mirëmbajtjen e ambientit jetësorë ashtuqë edhe banorët e kësaj komune të kenë një ambient sa më të pastër”, - u shpreh Kryetari i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, Nexhat Lika.
“Jemi këtu për ta dorëzuar kamionin, së shpejti gjatë vitit të ardhshëm do ta realizojmë edhe pjesën e fundit të këtij projekti. Jemi tepër të gëzuar me progresin si dhe bashkëpunimin midis komunave dhe neve si shoqata, shpresoj se si përfaqësues i “Islamic Relief” do të mundohemi që që ti ofrojmë përkrahje nga sejcili aspect komunës së Likovës dhe komunave të tjera që kanë nevoja të ndryshme në RMV”, - deklaroi Kryetari i “Islamic Relief Kosova”, Muhamed Soliman.
Vlen të përmendet se ky nuk është donacion i parë për komunën e Likovës, ngase “Islamic Relief Kosova” në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë”, gjatë periudhës së Pandemisë me COVID-19, Shtëpisë së Shëndetit Likova, i dhuruan një autoambulancë, si dhe muaj më parë i donuan gjithashtu edhe 586 kontejner për mbeturina.
Gjithashtu paralajmërohet se bashkëpunimi midis komunës dhe këtyre dy organizatave si motra do të vazhdojë edhe në të ardhmen. (Fatlum Aqifi, TVM2)
