Përplasje për arkën e fondit pensional, Filipçe: Fajtor Qeveria, t’i mbrojë pensionistët

29.11.2025 15:16

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe...

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, mohon akuzën e kreut të ekzekutivit se kaosi në Fondin e Sigurimit Pensional dhe invalidor rrjedh nga koha kur LSDM-ja ishte në pushtet. Sipas Filipçes, jostabiliteti në fond buron nga politikat e këqija të pushtetit aktual.

Mbron idenë se rritja e pagave të pensionistëve duhet të vazhdojë me modalitetin, siç bënte LSDM-ja kur ishte në pushtet. Shqetësuese për opozitën maqedonas mbetet edhe gjendja me energjetikën dhe çmimi i rrymës.

“Në kohën e qeversiejs së LSDM-së, 50% harmonizim me inflacionin, 50% harmonizim me pagat. Nëse do të vazhdohej me këtë sistem, mbi 92% të pensionistëve tash do të merrnin rritje më të madhe nga këto 1000 denarë. Megjithatë, nervozizmi i kryeministrit dhe qeverisë s’lidhen vetëm me këtë. Zbrazëtira në Sigurimin pensional dhe invalidor sot përbën 1 miliardë euro. Më shumë se 50% nga shuma, të cilën fondi duhet ta paguajë për pensionsitët, nuk vjen nga fondi i Sigurimit pensional dhe invalidor. Këto i subvencionon qeveria sepse fondi nuk i posedon.” – tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

VMRO: LSDM-ja të përgjigjet për dëm buxheti

Nga VMRO-DPMNE-ja këkrojnë llogari prej LSDM-së që të përgjigjet për dëmin prej 800 mijë eurove të buxhetit me shlyerjen nga evidenca të 2000 tonë elb dhe grurë. Lidhja socialdemokrate mos ta mbrojë kriminialitetin e Zevit, Filipçes dhe Nikollovskit, rekomandojnë nga partia maqedonase në pushtet.

“Në kushtet e një krize globale, për Zaevin, Filipçen dhe Nikollovskin interesi privat ishte gjithmonë në radhë të parë. Opininoi duhet të dijë nëse ata kanë hequr nga evidenca  2,000 tonë elb dhe grurë nga rezervat e mallrave, në mënyrë që këto produkte të përfundonin në tregun e zi në një vend fqinj përmes Dimkovskit. A do përgjegjigjet Dimkovski për të tre këta persona që ishin në krye të qeverisë së asaj kohe? A ka frikë në SDS se fija po zbulohet dhe e vërteta do të del në shesh?” – tha Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE.

Ditë më parë, kryeministri Mickoski tha se informacionet e tij flasin se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për shfuqizimin e rritjes lineare të pensionistëve. Por, pas deklaratës së tij, Gjykata Kushtetuese doli me komunikatë në të cilën  thuhej se ky organ ende s’ka  marrë vendim përfundimtar për lëndën që trajton ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor.

Aktualisht sipas kushtetueses, në vijim është faza e dytë e procedurës, në të cilën kërkohen mendime nga propozuesi dhe nga hartuesit e Ligjit, pas së cilës do të pasojë vendimi përfundimtar. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)