Ekonomi

Tiranë, mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës

28.05.2015 12:33

Në Tiranë sot do të mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës. Në ketë forum pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa...

Në këtë forum të nivelit të lartë marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

Nuk është njoftuar zyrtarisht nëse kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet ende në Shqipëri, do të marrë pjesë në ketë forum.