Sfidat e sigurisë nga dronët, Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore
Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën...

Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj.
“Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media.
Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën dhe me Rumaninë, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.
Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.
