Parakualifikimet “Eurobasket 2020”, Irlandë-Maqedoni, luhet të dielën në Dublin
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj, me fitore ka nisur paraeliminatoret për “Eurobasket 2029”. Këta në ndeshjen e parë në Shkup me 87:49 e mundën Azerbajxhanin dhe tani më janë akomoduar mirë në Dablin, ku nesër do ë zhvillojnë ndeshjen e dytë paraeliminatore në kuadër të grupit “A”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Marja Ilievski, para ndeshjes me Irlandëm e gëzojnë epitetin e favoritit dhe në ndërkohë bëhet e ditur se basketbollistët e vendit në këtë vend ishull kanë zhvilluar tri seanca stërviore.
Maqedonia deri më tani ka marë pjesë në tre kampionate evropiane, ndërsa rezultatin më të mirë e ka shënuar në vitin 2011, kur u rendit në mesin e katër më të mira.
Nga kundërshtarët e këtyre paraeliminatoreve vetëm Luksemburgu, tre herë ka luajtur në evropian, ndërsa këta në ndeshjen e parë me 89:77 e mundi Irlandën.
