Muaji i shëndetit mashkullor, karcinomi i prostatës në rritje

29.11.2025 19:46

Me rastin e Muajit të Shëndetit të Burrave – “November”...

Me rastin e Muajit të Shëndetit të Burrave – “November”, klinika e Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup do të ofrojë ekzaminime urologjike falas, si dhe ekzaminime me ultratinguj të veshkave dhe prostates për gjininë mashkollore.

Mjekët thonë se meshkujt rrallë bëjnë kontrolle, dhe këto aksione janë për të rritur ndërgjegjësimin për kontrolle më të shpeshta që të parandalohen sëmundjet kancerogjene.

“Që të rrisim ndërgjegjësimin tek popullata, sidomos tek burrat që nuk dëshirojnë të vijnë nëpër kontrolle dhe aq më pak në urolog, edhe pse kjo është mënyra e vetme që të parandalohen pasojat nga sëmundjet.” – tha Drejtoresha e Spitalit “13 Nëntori”, Lençe Nelloska.

“Duhet të bëhen analizat e ehos të traktit urinar, markeret e tumorit të prostatës. Personat që kanë ngarkesë në familje duhet t’i bëjnë kontrollet nga mosha 45 vjeçare, por edhe më herët. Apeloj edhe tek popullata më e re, tek meshkujt që të bëjnë ekzaminime testikulare.” – deklaroi urologu, Darko Markovski.

“Të jap mbështetje të ngrisim vetëdijen tek të gjithë pacientët në këtë rast burrat për kontrolle preventive, sepse prevenimi është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë në program për vitin 2026 në komunën e Karposhit” – u shpreh Kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski.   

Mjekët thonë se të gjithë të interesuarit mund të shkojnë gjatë ditës për kontrolle falas në spitalin “13 Nëntori” në Shkup. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)