Liga e Konferencës, ndaj Shkëndijës ka pasur më shumë ndërhyrje

29.11.2025 20:30

Futbollistët e skuadrës së Shkëndijës nga Tetova...

Futbollistët e skuadrës së Shkëndijës nga Tetova, kanë pasur 51 ndërhyrje të pa lejuara në katër ndeshjet e deritaishme të Ligës së Konferencës, të dhëna që e rendition diku në mesin  e 36 skuadrave, sa luajnë në këtë edicion – bëhet e ditur nga statistikat që ka publikuar UEFA në ueb faqen e saj zyrtare.

Shkëndija mesatarisht ka pasur nga 12.7 ndërhyrje në ndeshjet me Valjekanon, Shelburnin, Jagielonia dhe Dritën.

Ndaj futbollistëve tetovar ka pasur 18 ndërhyrje të pa lejuara më shumë. Skuadra më e ashpër është ajo e Sigma Olomuc me 78 ndërhyrje, ndërsa Raj Valekano me të cilët Shkëndija, hapi sezonin e Ligës së Konferencës, ka ekipin më të padisplinuar me 15 kartona të verdhë e 1 kuq.  Referët “kuqezinjëve” i’u kanë treguar edhe 12 kartonë të verdhë.

Dy kundërshtarët e radhës të Shkëndijës, Sllovan Bratislava dhe AEK Larnaca, aspak nuk janë të butë pasi kanë nga 52, gjegjësisht 49 ndërhyrje të palejuar me nga 13 të verdhë. 

Para skuadrës së Shkëndijës, janë edhe dy ndeshje të fazës së ligës në Ligën e Konferencës dhe duhet të jetë në mesin e 24 skuadrave të para për të siguruar kualikim tutje.

Shkëndija me 4 pikë është e 25-ta në renditje dhe ka të kapshme pozitën e 24-të, pasi skuadrat para saj janë 1 apo 2 pikë larg.  Ndeshjen e radhës Shkëndija e luan me 11 dhjetor në Shkup ndaj Sllovan Bratisllava.